Fjalë Kyçe

Ish-futbollisti gjerman ndihmon shërimin e vogëlushes kosovare

Ish-futbollisti gjerman ndihmon shërimin e vogëlushes kosovare

Ish-futbollisti gjerman, Gerald Asamoah ka pranuar lutje dhe falënderimet të shumta nga familja e Oltës.

Fondacioni i 40-vjeçarit e ka ndihmuar në aspektin financiar vogëlushen kosovare e cila vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër.

Futbollisti me prejardhje ganez tash e një kohë ka hapur fondacionin e tij ku ka shprehur vullnetarizëm për t’i ndihmuar njerëzit që kanë sëmundje të kushtueshme, shkruan lajmi.net.

Përmes llogarisë personale në Twitter, Asamoah ka publikuar një fotografi ku mbanë në duar Oltën.

“Sot së bashku me fondacionin tim, kemi vizituar zemrushen e vogël Oltën nga Kosova në Qendrën Klinike të Zemrës në Freiburg. Nuk ka asgjë më të mirë për mua se ta shohësh një fëmijë që mund të buzëqesh prap”, shkroi ai.