Fjalë Kyçe

Ish-futbollisti i Kukësit në Gjilan, afër marrëveshjes me Dritën (FOTO)

Ish-futbollisti i Kukësit në Gjilan, afër marrëveshjes me Dritën (FOTO)

Krahas Ilir Blakçorit dhe Hamdi Namanit, dje në Gjilan për të biseduar me Dritën ishte një tjetër futbollist i Llapit.

Fjala është për Bujar Idrizin, i cili ka bërë karrierë edhe te Kukësi.

Gazetasheshi.com merr vesh se palët i kanë paraqitur kushtet e tyre dhe një marrëveshje eventuale është e pritshme.

Idrizi ishte njëri nga futbollistët më të dalluar të Llapit në edicionin e fundit. Ai luajti në disa pozita, varësisht aty ku trajnerët kishin nevojë.

Ndryshe, Drita dje ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit edhe me Blakçorin dhe Namanin, që të dy futbollistë të Llapit.