Fjalë Kyçe

Ish-kapiteni i Kosovës tregon se si Albert Bunjaku e përzuri nga Përfaqësuesja

Ish-kapiteni i Kosovës tregon se si Albert Bunjaku e përzuri nga Përfaqësuesja

Ish-portieri i Kamzës, Ilir Avdyli dhe ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, Muhamet Dragusha ishin të ftuar sot në emisionin ’90Plus’.

Muhamet Dragusha, ish-futbollist i njohur kosovar, ka qenë edhe kapiten i Përfaqësueses së Kosovës.

Megjithatë, karriera e tij në Përfaqësuese mori fund kur Albert Bunjaku erdhi në krye të Kosovës.

Dragusha në mes të tjerash, ka zbuluar prapaskenat interesante se si Bunjaku e ‘përzuri’ nga Përfaqësuesja.

“Kur Bunjaku erdhi dhe e zbuloi liftën e të ftuarve, unë e shoh se nuk isha i ftuar”, tha Dragusha në “90 Plus”.

“E kam pasur mik në Facebook dhe i shkrova se si është e mundur që një kapiten të mos ftohet apo edhe të mos nderohet, dhe ai m’u arsyetua se skuadra duhej të ripërtrihej”, vlerësoi Dragusha.

“Por, kjo është Kosova dhe gjithçka mund të ndodhë”, shtoi Dragusha.