Fjalë Kyçe

Ish-ylli i Barcelonës e shpreh zhgënjimin: Nuk isha Messi i ri

Ish-ylli i Barcelonës e shpreh zhgënjimin: Nuk isha Messi i ri

Ka pasur shumë futbollistë të cilët gjatë viteve të fundit janë cilësuar me nofkën “Lionel Messi i ri”, mirëpo ish-lojtari i Barcelonës, Bojan Krkic, ka treguar ai e kishte pasur të vështirë ta përballonte presionin që vinte me këtë nofkë.

Krkic, ngjashëm me Messin, kishte ardhur në Barcelona nga Argjentina përmes akademisë së famshme në Katalonjë, La Masia. Për këtë arsye, për të kishte pritshmëri të larta, transmeton Gazeta Express.

Krkic arriti t’i shënojë 12 gola gjatë sezonit të tij të parë me Barcelonën, 2007/1008, dhe ai arriti të shënojë më shumë se dhjetë gola në të tri sezonet si futbollist profesionist. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi që ai t’i përmbushte pritshmëritë për të.

“Vitin tim të parë i shënova 10 gola në La Liga. Njerëzit filluan të thonë se ky është Messi i ri. Nuk mund të bësh asgjë për këtë gjë. Në fund, unë i di aftësitë e mia dhe e di se nuk jam Messi”, ka thënë Krkic.

“Unë jam Bojan. Nëse njerëzit thonë: ‘Ky njeri nuk është Messi i ri’, atëherë po, nuk isha Messi i ri. Messi i shënon nga tri gola çdo ndeshje. Nëse e shënon vetëm një gol, kjo nuk mjafton. Kur shkova në Romë dhe Milan, nuk shkova si Bojan, por si një yll i ri, si Messi i ri”.

“Kështu që nëse shkon atje dhe luan mirë, kjo nuk mjafton. Duhet të jesh më i miri, duhet të jesh Messi i ri. Kjo gjë nuk më ndihmoi”. /Gazeta Express/