Fjalë Kyçe

Ja çfarë thotë Luka Modric për Cristianon

Ja çfarë thotë Luka Modric për Cristianon

Luka Modric ka dalë në konferencë për shtyp para ndeshjes së kthimit me Ajax, e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Champions League, teksa ndeshjen e parë në Holandë e fituan me rezultatin 1-2, shkruan GazetaAlo.

Mesfushori kroat u ndal të flasë për krizën që ka kapur skuadrën, momentin e keq të Bale dhe boshllëkun që la largimi i Cristiano Ronaldos.

Ajax – Në Champions League për ne çdo ndeshje është e rëndësishme. Veçanërisht nesër, kundër një ekipi shumë të mirë, të talentuar dhe me ambicie. Për ne është çelësi i suksesit në këtë sezon dhe duam të jemi në çerekfinale, nuk do të jetë e lehtë. Jemi gati, do bëjmë një ndeshje të madhe dhe do kualifikohemi…

Humbjet në “El Clasico”– Kur humbet dy ndeshje radhazi kundër rivalit më të madh nuk të bën të ndihesh mirë. Jemi të rrëzuar, por nesër është një ndeshje e rëndësishëm, vjen shpejt dhe nuk ka kohë për të menduar se çfarë na ka ndodhur. Duhet të fokusohemi në Champions League të harrojmë atë që ndodhi. Ndaj Barçës kemi luajtur mirë, por na mungoi goli, do vijojmë të besojmë se goli do të vijë.

Bale – Është mirë, e shikoj që duket mirë. Vjen një moment në karrierë kur nuk ndihesh më i miri, kjo ndodh me të gjithë. Nuk mund të harrojmë atë që ai ka bërë për klubin. Ai po punon fort dhe dëshiron të kthehet Bale i zakonshëm. Nuk mendoj se është fundi i tij këtu, ai ka shumë për të dhënë dhe ai do ta bëjë.

Sezoni i Modric – Nuk e fillova mirë dhe ishte e vështirë për të kapur ritmin e ndeshjeve. Pas Botërorit ndihem më mirë, në një nivel më të lartë. Mendoj se jam në nivel të mirë dhe po punoj të bëhem akoma më mirë.

Largimi i Ronaldo – Sigurisht që Ronaldo do i mungonte çdo ekipi dhe të gjesh një zëvendësues për të është pothuajse e pamundur. Ajo që ai ka bërë për ne dhe klubin, sigurisht që na mungon. Klubi solli lojtarë të rinj në vend të tij, por të dalësh sipër tij nuk është e lehtë. Ai shënonte nga 50 gola dhe nuk mund të gjesh dikë që shënon kaq shumë në këto ditë. Duhet të kishim një lojtar që të paktën shënon 20 gola, nuk do përmend emra, dy ose tre lojtarë që shënojnë 20,15 apo 10 gola dhe ne nuk e kemi një të tillë, ky është problemi ynë, goli!

Vinicius – Ai na ka dhënë shpejtësi, diçka ndryshe. Është akoma shumë i ri, por ka treguar se ka shumë talent dhe ambicie. Ai duhet të vazhdojë kështu, ka personalitet, talent, është djalosh i jashtëzakonshëm dhe ne jemi aty ta ndihmojmë që të rritet edhe më shumë.

Rikthimi i Mourinho – Ne i injorojmë thashethemet, fokusohemi te vetja jonë. Për Realin flitet në të gjithë botën dhe ne nuk mund t’i shmangin këto gjëra. Në Madrid gjithmonë të shikojnë sikur ke vdekur, por ne kthehemi gjithmonë. Ashtu ndodhi edhe në vitin 2015, duhet të besoni te ne, do të luftojmë dhe do të japim gjithçka. /GazetaAlo