Fjalë Kyçe

Ja si do të duket Real Madridi pas ardhjes së Jose Mourinhos

Ja si do të duket Real Madridi pas ardhjes së Jose Mourinhos

Portugezi, Jose Mourinho është pretendenti kryesor për të marr drejtimin e klubit në fund të sezonit, ai si ndihmës të tij do ta ketë ish lojtarin e Realit, Xabi Alonso.

Mirëpo 56 vjeqari do të bëj shumë ndryshime në organikën e lojtarëve, do të ketë shumë largime dhe shum prurje të reja.

Dy nga shumë largime do të jenë shumë të mëdha, pasi që me ardhjen e Mourinhos, dy kapitenët e klubit, Ramos dhe Marcelo do të përshëndeteshin.

Listës së largimeve do ti shtohen edhe Isco, keylor dhe Bale, gjithashtu edhe e ardhmja e Benzemas do të mbetet për tu shqyrtuar.

Nga ana tjetër Kroos, Casemiro dhe Varane duhet të japin më shumë nga vetja, kurse talentët si Regulion, Vinicius, Marcos Llorente do të kenë një impakt të lart nën drejtimin e Special One, pasi që trajnerit portugez “është në dashuri” me lojtarët e rinjë që japin shpirtin në fushë, Asensio, Ceballos dhe Odriozola gjithashtu do të vazhdojnë të jenë pjesë e Real Madridit bashkë me Modric dhe Curtois të cilët tashmë e dinë se si të punojnë me Mourinhon, kurse lojtarët e tjerë nuk janë të rrezikuar edhe pse e ardhmja e disa të tjerve mbetet për tu shqyrtuar.

Kurse blerjet e reja që Mou do ti kërkoj nga Perez janë: Militao nga Porto i cili gjithashtu pëlqehet nga drejtuesit mbretëror, Eriksen dhe Hazard do të zbarkojnë në Madrid gjithashtu, kurse me largimin e mundshëm të Benzemas, pasuesi i tij shihet serbi Jovic dhe gjithashtu në Madrid do të zbarkoj edhe talenti tjetër Rodrygo Goes i cili rikthehet nga huazimi në fund të këtij sezoni.