Fjalë Kyçe

Ja si e komenton Zekirija Ramadani fitoren ndaj Llapit

Ja si e komenton Zekirija Ramadani  fitoren ndaj Llapit

Feronikeli e ka fituar duelin me Llapin dhe finalen me Prishtinën e pret me dy pikë epërsi ndaj kryeqytetasve.

Tekniku i Feronikelit, Zekirija Ramadani ka folur për ndeshjen ndaj Llapit të cilën e fituan me më shumë lehtësi se që e kishin paramenduar.

“Në pjesën e parë ishim të barabartë dhe rezultati doli ashtu. Në pjesën e dytë morëm lojën në dorë dhe arritëm të realizojmë edhe dy gola. Mendoj se ishte fitore e merituar”, theksoi Ramadani për SuperSport.

Ai vijoi të flasë për sfidën e fundjavës me Prishtinën që përcakton skuadrën kampione.

“Kur krijuam epërsinë, pastaj u munduam t’i ruajmë forcat për duelin e fundit me Prishtinën. Është e mirë që luajmë në vendin tonë para tifozëve tjanë. Kemi dy rezultate në lojë dhe besoj se me skuadrën që kemi do të dalim kampionë”, përfundoi Ramadani.