Fjalë Kyçe

Ja si përgjigjet Zidane kur pyetet për Pogban

Ja si përgjigjet Zidane kur pyetet për Pogban

Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për shtyp në Montreal, atje ku Real Madrid po qëndron për përgatitje për sezonin e ri.

Trajneri francez i rikthyer te Real Madrid, po synon t’i rikthejë në majat më të larta të futbollit ‘Los Blancos’, pas një sezoni dëshpëruar vitin e kaluar.

Real Madrid tashmë kanë bërë disa transferime të mëdha, por çështja Paul Pogba mbetet e hapur.

E pikërisht për këtë, Zidane edhe është pyetur në konferencën e fundit për shtyp.

“Pogba? Ne e dimë se çfarë duam, ne jemi në të”, është përgjigjur Zidane.

“Deri me 31-tin, ne mund të bëjmë ndryshime, largime e gjithashtu prurje”.