Fjalë Kyçe

Ja si pritet të duket mesfusha e re e Real Madridit

Ja si pritet të duket mesfusha e re e Real Madridit

Paul Pogba (Manchester United) dhe Christian Eriksen (Tottenham) janë emrat më të përfolur për t’u transferuar në verë tek Real Madridi.

Klubi galaktik kërkon të nisë një erë të re në futboll dhe mesfusha është thelbësore për këtë gjë.

Dy lojtarët janë pak a shumë të ngjashëm dhe të dy shikohen si lojtarët perfekt për të revolucionarizuar mesfushën e Real Madridit. Të dy shikohen si lojtarët idealë për të bërë diferencën në mesfushë.

PAUL POGBA: Zidane tashmë e ka pranuar që do t’i pëlqente nënshkrimi me lojtarin francez të Manchester United i cili sapo ka mbushur 26 vjeç. Pogba është një lojtar i jashtëzakonshëm, i aftë për të sjellë alternativa të ndryshme në lojë, lojtar i aftë për të ushtruar presion në çdo cep të fushës. Francezi është i gjatë 1.91 metra, gjë që e bën atë një kërcënim konstant për kundërshtarin në lojën në ajër. Një tjetër aspekt pozitiv i tij është polivalenca: ai mund të luajë si mesfushor difensiv, mesfushor qendre në dy krahët ose mesfushor i avancuar, pozicion i cili është i preferuari i tij sepse ka mundësi t’i afrohet zonës dhe të godasë portën apo të krijojë raste për gol. Këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 11 asist.

CHRISTIAN ERIKSEN: Mesfushori i Tottenham, ashtu si Pogba, ka kohë që është në radarët e Real Madridit. Danezi është profili ideal i lojtarit që kërkon Real Madridi. Ai është një mesfushor tipik qendre, por tek Tottenham ka ‘eksperimentuar’ me pozicionin, ashtu siç bëri dikur Luka Modric dhe avancoi më përpara në fushë. Eriksen, 27 vjeçar, është i aftë të diktojë ritmin e lojës dhe të bëjë diferencën me pasime apo goditje drejt portës, madje mund të luajë edhe në krahë. Këtë sezon ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 17 asist. Danezi ka një pasim shumë fin, ka një goditje fantastike dhe regjistron një numër relativisht të lartë golash apo asistesh gjatë sezonit. Po ashtu ka cilësi të jashtëzakonshme në goditje e dënimit.

Gjithsesi, nuk do të jetë e lehtë të bëhet transferimi i tyre pasi të dy janë thelbësorë për ekipet përkatëse, por bëhet fjalë për Real Madridin dhe nëse Real Madrid të ofron një kontratë… /GazetaAlo