Fjalë Kyçe

James Rodriguez humb “El Clasicon”

James Rodriguez humb “El Clasicon”

Mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez ka humbur derbin ndaj Barcelonës, për shkak të një lëndimi.

Real Madridi ka konfirmuar ai ka lënduar ligamentin në gjurin e tij të majtë gjatë angazhimit me kombëtaren e Kolumbisë, transmeton Koha.net.

“Pasi iu është nënshtruar testeve nga stafi mjekësor i Real Madridit, James Rodriguez është diagnostifikuar me tendosje të ligamentit në gjurin e majtë”, thuhet në konfirmimin e Realit.

Real Madridi nuk ka konfirmuar se sa do të mungojë ylli kolumbian, megjithatë mediat spanjolle raportojnë se ai pritet të mungojë rreth gjashtë javë, që do të thotë se do të humbë ndeshjen ndaj Barcelonës më 18 dhjetor.