Fjalë Kyçe

Janë zhvilluar përgatitjet e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Janë zhvilluar përgatitjet e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Sot janë zhvilluar përgatitjet e fundit në stadiumin Fadil Vokrri, ku nesër do të mbahet Festivali Sportiv për Parafillorët e Prishtinës, shkruan GazetaAlo.

Në Festival do të marrin pjesë mbi 2 mijë fëmijë, të cilët do të përjetojnë imitimin e Lojërave Olimpike, si dhe do të shpalosin talentin e tyre në futboll e atletikë.

Sot në stadium ishin dhjetëra edukatorë, vullnetarë, gjyqtarë etj.

Festivali fillon në ora 09:15. /Gazeta Alo.