Fjalë Kyçe

Jo Ronaldo: Ky është lojtari më i vështirë për Kumbullën

Jo Ronaldo: Ky është lojtari më i vështirë për Kumbullën

Kumbulla ka vetëm fjalë të mira për asin e Juventusit, Paulo Dybala

Në një intervistë për mediat italiane, mbrojtësi 19-vjeçar i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, ka folur për të ardhmen e tij, për interesimin e një klubi i madh si Juventusi, për mundësitë që ka për t’u rikuperuar plotësisht dhe për të zbritur në fushë ndaj Fiorentinës si dhe sulmuesin më të vështirë për t’u markuar që ka pasur përballë.

Për këtë të fundit, ndoshta fillimisht të gjithëve u shkon mendja te Cristiano Ronaldo, si më i vështiri për ta ndalë, por jo.

Kumbulla thotë se Paulo Dybala është lojtar që të krijon probleme më shumë se çdo futbollist tjetër.

“Futbollisti më i fortë që jam përballur në këto javë të Serisë A është Paulo Dybala”, u shpreh Kumbulla, duke shtuar: “Ai ka një klas të çmendur, merr vendime të shpejta dhe një ekzekutim unik”.