Fjalë Kyçe

Jose Mourinho flet pas zyrtarizimit të Zidane si trajner i Realit

Jose Mourinho flet pas zyrtarizimit të Zidane si trajner i Realit

Jose Mourinho në një intervistë për El Chiringuito ka thënë se nuk ndjehet i zhgënjyer që ish ekipi që e udhëheqi Real Madridi nuk e thirri atë për t’i ofruar pozitën e trajnerit por atë ia besoi sërish Zinedine Zidanes.

”Pse të jem i zhgënjyer që ata nuk më thirrën mua. Asnjëherë nuk kam thënë që dua të bëhem apo mos të bëhem trajner i Realit. Ata nuk kanë cfarë të më japin mua shpjegime pasi nuk kam biseduar me askënd”, ishte përgjigja e Mourinhos kur u pyet nëse ndjehet i zhgënjyer.

Më tutje ai e ngriti në qiellin e 7’të trajnerin Zidane dhe i uroi më të mirën: ”Mendoj se Zidane është i përkryer për Real Madridit pas gjërave fantastike që ka bërë atje në vitet e fundit. Emërimi i tij është i përsosur për mua, për Real Madridin dhe për të. Eshtë një mundësi e mirë që të tregoj se sa i madh që është vecanarisht tani me projekte të reja. Shpresoj se do t’i shkojë gjithcka mirë.”