Fjalë Kyçe

Kanë nisur punimet ne fushën e stadiumit “18 Qershori” në Klinē

Kanë nisur punimet ne fushën e stadiumit “18 Qershori” në Klinē

Skuadra e Dukagjinit ka bërë të ditur se kanë kanë nisur punimet në stadiumin e tyre, shkruan Gazeta Alo.

Ky është njoftimi i klubit.

Klinë, Qershor 2019

Punimet ne fushën e stadiumit “18 Qershori”.

Pas intervenimit ne sistemin e ujit para disa mujëve tashmë ka filluar puna intenzive ne komplet fushën e gjelbert të stadiumit. E për këtë po perkujdeset një expert ne këtë profesion, bëhet fjalë për zt. Sakip Sejdiu. Shumë stadiumeve ne Kosovë i është besuar puna e zt. Sejdiut, ndërto veçohen dy fushat e stadiumeve ne Mitrovicë, ( Riza Lushta dhe Adem Jashari). Përveç këtyre është edhe fusha ne stadiumin ne Podgoric ku përfaqsusja jonë zhvilloj takimin kualifikues para disa ditëve!

Gjatë këtij mujë është duke u punuar intenzivisht ku janë bërë të gjitha nderhyrjet e nevojshmë. Është rregulluar drenazhi komplet i fushës, pastaj është bërë edhe shpurja (ajerimi) saj dhe gjithashtu farizimi.

Edhe gjatë ditëve tjera do të vazhdoj puna dhe perkujdesi maksimal i fushës, që deri ne fillimin e kampionatit tapeti gjelbertë ne Klinë të plotësoj të gjitha kushtet për ndeshjet e superligës.

12 Qershor 2019, Faqja zyrtare ne Facebook.