Fjalë Kyçe

KB Ylli sjell risi në basketbollin kosovar

KB Ylli sjell risi në basketbollin kosovar

KB Golden Eagle Ylli nga sezoni i ri do ta ketë edhe skuadrën B.

Këtë e ka konfirmuar klubi nga Suhareka përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Ky vendim ka ardhur pas zhvillimeve në klub si dhe numrin e madh të të rinjve në ekipin, për t’iu dhënë mundësinë atyre që të kenë minutazh në parket, shkruan lajmi.net.

KB Ylli B do garojë në Ligën e Dytë të basketbollit.

Më poshtë njoftimi i plotë skuadrës që udhëhiqet nga Arben Krasniqi:

”Golden Eagle YLLI me ekip B

Duke parë zhvillimet në klub dhe numrin e madh të të rinjve që kemi në klub, kemi vendosur të krijojmë edhe një ekip të dytë.

Do të jetë Golden Eagle YLLI B që do të marrë pjesë në Ligën e Dytë të Basketbollit të Kosovës.

Ky ekip formohet për të angazhuar edhe të rinjtë vendorë që të kenë minutazhë më të madhe dhe jo të bazohen vetëm në ekip të parë”.