Fjalë Kyçe

KEK-u ende nuk e ka shijuar fitoren, ja çfarë thotë trajneri i skuadrës

KEK-u ende nuk e ka shijuar fitoren, ja çfarë thotë trajneri i skuadrës

Trajneri i KF KEK-ut, Alban Dragusha, është shprehur se skuadra e tij nuk do të dorëzohet deri në fund për të arritur një fitore.

“Elektricistët” pas 28 javësh të zhvilluara në IPKO Superligë ka marrë vetëm një pikë dhe tashmë ka rënë në Ligën e Parë.

Dragusha i ftuar në emisionin “Arena Sportiv” ka thënë se skuadra e tij mund t’i dëmtojmë klubet që po luftojnë për mbijetesë.

“Nuk do të dorëzohemi deri në fund, të paktën duam t’i marrim tri pikët”, tha Dragusha në “Arena Sportive”.

“Do të luajmë duke e dhënë maksimumin ndaj çdo skuadre”, vlerësoi Dragusha.