Fjalë Kyçe

Këta janë kampionët e “Meridian Express Tournament” 2019

Këta janë kampionët e  “Meridian Express Tournament” 2019

Mbrëmjen e së dielës, tri ekipe ngrenë kupat e kampionëve të “Meridian Express Tournament” 2019.

Ky festim u shënua pas tournamentit tre ditor të mbi 40 ekipeve të futbollit që u mbajt te sheshi “Skëndërbeu” nga 22 deri më 24 Qershor.

Kampion i kategorisë U11 doli shkolla e futbollit “KF Rilindja”, ndërsa shkolla e futbollit “KF Ramiz Sadiku” triumfoi nga gjenerata U13.

Së fundmi, skuadra “Olti Dekor” u shpall fitimtare për kategorinë seniore.

Edicioni i katërt i “Meridian Express Tournament” ishte pjesë e aktiviteteve 20/20 të organizuara nga Komuna e Prishtinës.

Organizimi i këtyre aktiviteteve ka për qëllim promovimin e sportit dhe hapësirave rekreative. /Gazeta Alo.