Fjalë Kyçe

Këta janë tre lojtarët e parë që pritet të largohen nga Real Madridi

Këta janë tre lojtarët e parë që pritet të largohen nga Real Madridi

Zinedine Zidane do t’i largojë disa lojtarë nga Real Madrid, duke krijuar kështu hapësirë për transferimet e reja.

Trajneri francez u ka bërë me dije lojtarëve si, Marcos Llorente, Dani Ceballos dhe Sergio Reguilon, që të gjejnë një skuadër të re.

Zidane dëshiron që të tre lojtarët të largohen nga Real Madrid në formë të huazimit te skuadra spanjolle apo edhe jashtë La Liga-së, në mënyrë që të fitojnë më shumë përvojë.

Tre lojtarët e talentuar janë pjesë e planeve të skuadrës spanjolle, por nuk kanë shumë hapësirë në planet e strategut francez.