Fjalë Kyçe

Këto janë çiftet çerekfinale të Kupës së Amerikës

Këto janë çiftet çerekfinale të Kupës së Amerikës

Me përfundimin e dy ndeshjeve të fundit të grupit C është përcaktuar edhe rruga që duhet të ndjekin skuadrat për të kapur finalen e madhe të Copa America e cila edhe në këtë edicion do të diskutohet mes dy kombëtareve nga Amerika e Jugut pasi dy skaudrat aziatike që ishin të ftuara, Katari dhe Japonia u eliminuan që në grup.

Me barazimin në sfidën Ekuador-Japoni u përcaktua edhe kundërshtari i Brazilit në çerekfinale që do të jetë Paraguai, në rast triumfi Seleçao do të sfidojë në gjysmëfinale fituesen e çiftit Venezuelë-Argjentinë, pra është e pamundur që në Copa America 2019-të të kemi një finale mes Brazilit dhe Argjentinës.

Dy çerekfinalet e tjera do të jenë Kolumbi-Kili dhe Uruguai-Peru, mes Los Cafeteros dhe albiçelestet që janë favoritë për të kaluar raundin çerekfinal dhe për t’u përballur mes tyre në gjysmëfinale.

Katër sfida aq të bukur sa edhe intriguese që pritet të dhurojnë emocione dhe spektakël në ekranin e Supersport.