Fjalë Kyçe

KF “Liria” kundër formimit të komisionit për monitorimin dhe mbikqyrjen e klubit nga Komuna e Prizrenit

KF “Liria” kundër formimit të komisionit për monitorimin dhe mbikqyrjen e klubit nga Komuna e Prizrenit

Klubi i futbollit “Liria” nga Prizreni ka dal kundër propozim vendimit për formimin e komisionit për monitorimin dhe mbikqyrjen e klubit.

Sipas këtij propozim vendimi, Komisioni i cili do të krijohet, për detyrë do ta ketë monitorimin e punës së KF “Liria” sidomos menaxhimin financiar dhe organizativ të klubit. Si rrjedhojë ka ardhur reagimi i klubit, duke bërë me dije se e kundërshtojnë një propozim vendim të tillë, pasi është në kundërshtim me ligjin mbi funksionimin e OJQ (klubeve sportive).

“Reagim zyrtar kunder propozim vendimit per formimin e komisonit per menaxhim finaciar dhe organizativ te K.F ‘LIRIA’-Prizren.
Sipas informates zyrtare te dates 10.07.2019 NR.001/011 leshuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal z. Artan Abrashi me te cilin njoftohemi se Kuvendi Komunal ka marr nje propozim vendim ,me an te cilit deshiron te formoj nje komision per menaxhimin e financave dhe kontrollin organizativ te Klubit. Duke u bazuar ne statusin e K.F Liria si OJQ, nje vendim i tille eshte ne kundershtim te plote me ligjin mbi funkisonimin e OJQ (klubeve Sportive),andaj ne mendojm se ky vendim eshte shume skandaloz dhe politik, me kete propozim vendim parashihet nderhyrje e drejteperdrejt politike ne K.F Liria.

I nderuari z Abrashi, kyesues i K .K Prizrenit ju njoftojm dhe njeherit informojm se K.F Liria ka nje status juridik te vetin ne baze te cilit funksionon. Ne statusin juridik te K.F Liria, neni 52 pika 1 legjislaturen e klubit e perbejne ;statuti rregulloret,direktivat dhe vendimet te cilat i nxjerrin trupat perkatese. neni 52 pika 2 ky statut eshte akti themelor dhe konstituiv i K.F liria neni 3 paragrafi 2 thuhet (Citat) K.F Liria eshe organizat jo politike,jo qeveritare,jo profitabile, e themeluar ne principet e frymes sportive dhe Fair play neni 3 paragrafi 3 (citat) te drejtat,detyrat dhe obligimiet jane te definuara me ligjin per sport dhe aktet normative te FFK-se dhe rregullave nderkombetare te futbollit. neni 18 paragrafi A (citat) organet vendimemarrese jane; 1-kuvendi i klubit (organ legjislativ),
2-kryesia e klubit (organ ekzekutiv), 3-keshilli mbikqyres i klubit(organ kontrollue si klubit), neni 18 paragrafi B organet udheheqese jane; 1-kryetari i klubit organ perfaqesues i klubit.
neni 48 Financimi pika 8 (citat) K.F liria financimin baze e ka nga ndarja buxhetore te cilen e bene komuna e Prizrenit, ne kuader te pozicioneve buxhetore te drejtoris se kultures rinis e sportit DKRS. neni 55pika 1(citat) K.F Liria mund te shuhet me kerkes te anetarve te saj. neni 55 pika 3 FFK dhe DKRS nepermjet sektorit per sport, do te njoftohet per shuarjen e KF Liria ne afat prej 8 ditesh.

Andaj duke u bazuar ne statutine K.F Liria,kerkojm nga ju qe mos ta aprovoni propozim vendimin, konkretisht ta hiqni nga rendi i dites, ngase do te beni shkelje ligjore. Si dhe duke u bazuar ne draft raportin e auditorit gjeneral i autorizuar nga kryetari i komunes z.Haskuka, mund ta shifni se ne pershkrimin e ti rethe auditimit, cdo gje ka funksionuar ne baza ligjiore, nuk ka asnje verejte serioze apo keqmenaxhim eventual te buxhetit, pos disa rekomandimeve te lehta procedurale. Paraprakisht ju informojm se per te gjitha keto zhvillime jo te mira per K.F Liria nga ana e asambles komunale, do ti njoftojm te gjitha instancat me te larta qe merren me organizimin e futbollit siq jane;FFK,UEFA dhe FIFA.

Pergjegjesit per pasojat qe mund ti prodhoj propozim vendimi i inicuar nga ju barten drejt per drejt tek ju si kryesues i kuvendit dhe asamblea komunale, Si deshmi dhe prova per te gjitha keto te lartecekurea reagimit ja bashkangjesim edhe dokumentet percjellese siq jane; 1-Cerifikaten e regjistrimit te OJQ, 2-Certifikaten e numrit fiskal, 3-Certifikaten e TVSH-se, 4-Dokumentin mbi te dhenat e OJQ-se si dhe perfaqesuesin zyrtar te saj”, thuhet në reagimin e KF “Liria”./04online.info