Fjalë Kyçe

Khabib refuzoi të bënte fotografi me tifozin e Barcelonës derisa të thoshte ‘Hala Madrid’

Khabib refuzoi të bënte fotografi me tifozin e Barcelonës derisa të thoshte ‘Hala Madrid’

Nuk ka rivalitet më të madh në botën e futbollit se ajo në mes të Real Madridit dhe Barcelonës, që ndryshe njihet me ermin ‘El Clasico’.

Dy klubet më të mëdha në Spanjë janë përballur 275 herë në 117 vite, gjersa kanë treguar se është një sfidë që askush nuk dëshiron ta humbë.

Fakti që shumë lojtarë të talentuar duan të luajnë te njëra apo tjetra skuadër, tregon më së miri për madhështinë që ka ‘El Clasico’.

Por, një moment interesant ka ndodhur me Khabib Nurmagomedovin, që e ka takuar në rrugë një tifoz të Barcelonës.

Ylli i arteve të përziera marciale duket se është tifoz i flaktë i Real Madridit, ndërsa nuk ka lejuar të bëjë fotografi tifozin e skuadrës katalunase derisa të thotë: “Hala Madrid”.

Tifozi i Barcelonës nuk kishte zgjidhje tjetër për ta bërë foton me Khabibin, duke pranuar kështu që ta thotë shprehjen e famshme të madrilenëve.