Fjalë Kyçe

Kjo është deklarata e Zekirija Ramadanit pas eleminimit të Feronikelit nga Championsi

Kjo është deklarata e Zekirija Ramadanit pas eleminimit të Feronikelit nga Championsi

Skuadra e Feronikelit është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pasi që është mposhtur në duelin kthyes nga TNS me rezultat minimal 1-0.

Pas ndeshjes trajneri i Feronikelit, Zekrija Ramadani ka thënë se kaq ishte maksimumi i tyre.

“Më vjen keq për futbollistët, dua të falënderoj tifozët që ishin në numër të shumtë.Nuk jemi ekipi i parë që dënohemi pas shumë rasteve, dhe pasi nuk shënuam, pësuam”.

“E dinim që kishim përballë një skuadër me përvojë dhe që tentonin të na ndëshkonin me një rast. Kaq kemi maksimumin skemi çka të bëjmë”.

Humbësi i ndeshjes, Slovan Bratislava – Sutjeska, pritet të jetë kundërshtari i Kampionit të Kosovës me 25 korrik.