Fjalë Kyçe

Kjo është lista e bomberëve në garë për Këpucën e Artë

Kjo është lista e bomberëve në garë për Këpucën e Artë

Ylli i PSG, Kylian Mbappe, i është afruar ndjeshëm Lionel Messit të Barcelonës në garën për “Këpucën e Artë” në Europë, sezoni 2018-2019, me golin e shënuar të shtunën kundër Caen.
Ndërkohë, Messi nuk ka shënuar në fitoren 1-0 të Barçës ndaj Real Madridit, kështu që Mbappe tani është vetëm dy pikë prapa tij.

Më pas, veterani i Sampdoria, Fabio Quagliarella, shënoi dy herë kundër SPAL për të arritur nivelin e Cristiano Ronaldo, ndërsa Harry Kane hyri në “top 10” me golin e tij kundër Arsenalit, në derbin e Londrës së veriut, të shtunën.

Kujtojmë se koeficenti i vështirësisë është i ndryshëm për liga të ndryshme. Fjala vjen, ky faktor vlerësohet me 2 në rastin e La Liga-s, ndërsa me 1.5 në rastin e Robert Skov të FC Copenhagen, në Danimarkë.

Kjo është renditja, pas ndeshjeve të fundjavës:

1. Lionel Messi, Barcelona: 25 (gola) x 2.0 (koeficenti i vështirësisë) = 50 pikë
2. Kylian Mbappe, PSG: 24 x 2.0 = 48
3. Cristiano Ronaldo, Juventus: 19 x 2.0 = 38
4. Fabio Quagliarella, Sampdoria: 19 x 2.0 = 38
5. Sergio Aguero, Manchester City: 18 x 2.0 = 36
6. Krzysztof Piatek, Genoa / Milan: 18 x 2.0 = 36
7. Mohamed Salah, Liverpool: 17 x 2.0 = 34
8. Edinson Cavani, PSG: 17 x 2.0 = 34
9. Robert Skov, FC Copenhagen: 22 x 1.5 = 33
10. Harry Kane, Tottenham Hotspur: 16 x 2.0 = 32
11.Luis Suarez, Barcelona: 16 x 2.0 = 32