Fjalë Kyçe

Konfirmohet nga futbollisti: Agim Cana është larguar, tri paga na ka mbetur borxh

Konfirmohet nga futbollisti: Agim Cana është larguar, tri paga na ka mbetur borxh

Klubi futbollistik i Vëllaznimit duket se nuk po mund të rimarrë veten pas dështimit të rikthimit në Superligës e Kosovës.

Gjakovarët edhe në sezonin e ri do të bëjnë pjesë në garat e Ligës së Parë gjersa nuk po mund të riorganizohet.

Për t’u keqësuar gjërat është edhe largimi i presidentit të ekipit, Agim Canës, i cili tashmë më nuk do të jetë në krye të klubit.

Kështu së paku ka konfirmuar për Telegrafin në kushte anonimiteti njëri prej futbollistëve të klubit me nam në Kosovë.

“Është e vërtetë që Cana më nuk është kryetar i Vëllaznimit. Ai është larguar dhe më nuk do të kthehet në krye të ekipit. Agimi është larguar pa na thënë lamtumirë. Kemi kuptuar vetëm se është jashtë Kosovës dhe se nuk do të kthehet në vendlindje”, ka thënë lojtari.

Ai më tutje ka deklaruar se lojtarëve nuk u janë paguar tre pagat e fundit dhe se nuk e di se kur do të ndodh një gjë e tillë.

Ndryshe, Vëllaznimi është klub që menaxhohet nga komunat e qytetit të Gjakovës.