Fjalë Kyçe

Kosova në një sfidë testuese ndaj Gjibraltarit

Kosova në një sfidë testuese ndaj Gjibraltarit

Kosova është nikoqir i Gjibraltarit në ndeshjen miqësore që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo përballje do t’i shërbejë trajnerit Bernard Challandes si përgatitje para sfidës kualifikuese ndaj Malit të Zi që zhvillohet të hënën mbrëma.

Kosova i ka kryer të gjitha përgatitjet dhe është gati për këtë takim, ndërsa trajneri Challandes pritet t’u japë mundësi lojtarëve që kanë luajtur më pak deri më tani.

Kosova ka shfrytëzuar pushimin për ndeshjet e përfaqësueseve për të aranzhuar një miqësore me Gjibraltarin, e cila do të zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.

https://www.facebook.com/sport.telegrafi/videos/409978396552620/?t=0