Fjalë Kyçe

Kosova U-20 bindëse kundër Luksemburgut

Kosova U-20 bindëse kundër Luksemburgut

Basketbollistët e Kosovës (U-20) kanë luajtur një ndeshje spektakolare kundër kombëtares së Luksemburgut.

Djelmoshat e udhëhequr nga strategu Ibrahim Karabeg, kanë regjistruar fitore me rezultatin 84:58 (27:15, 19:16, 28:15, 10:12).

Kjo fitore erdhi në kuadër të Kampionatit Evropian, divizioni B, i cili po zhvillohet në shtetin e Portugalisë.

Më i dalluari tek skuadra e Karabeg ishte Dardan Kapiti, i cili regjistroi ‘double – double’, me 19 pikë dhe 14 kërcime.

Kontributin e tyre dhanë edhe Meriton Ismaili me 18 pikë dhe 4 kërcime e 3 asistime, si dhe Leon Neziri me 11 pikë e 5 kërcime.