Fjalë Kyçe

Kosova U21 rrëzohet në ‘Elbasan Arena’, fitore e Shqipërisë

Kosova U21 rrëzohet në ‘Elbasan Arena’, fitore e Shqipërisë

Kombëtarja e Kosovës U21 është mposhtur në ‘Elbasan Arena’ të Shqipërisë.

Djelmoshat e Rafet Prekazit janë mposhtur në Shqipëri, me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë nuk ishte edhe aq e mirë për kombëtaren Dardane, me një Lirim Kastrati krejtësisht jashtë elementit të tij. Pritjet e Smakiqit ishin ato që mbajtën rezultatin 0:0.

Në pjesën e dytë, kosovarët kontrolluan takimin dhe krijuan rastet, por u ndëshkuan dy herë nga ‘Kuqezinjtë’.

Ishte fillimisht Shaqir Tafa, i cili realizoi në minutën e 76’, pas një ndërprerje mirë të ekzekutuar nga lojtarët e Bushit, shkruan lajmi.net. Ky gol për Shqipërinë erdhi vetëm një minutë pas Mustafa i Kosovës gaboi me portën e zbrazur.

Epërsinë e Shqipërisë e dyfishoi Arbnor Muçolli, pas një solo aksioni brilant dhe një mbrojtje të përgjumur.

Rezultatin përfundimtar e vulosi Blendi Baftiu, kur luhej minuta e 88′ e takimit.

Me këtë rezultat, Kosova numëron 6 pikë në katër ndeshje, kurse Shqipëria me një ndeshje më shumë ka pesë pikë. Kosova mban pozitën tre, kurse Shqipëria pozitën katër.