Fjalë Kyçe

Kosovari gjeti kuletën dhe ia ktheu tifozit anglez, pa marrë asgjë në të

Kosovari gjeti kuletën dhe ia ktheu tifozit anglez, pa marrë asgjë në të

Mikpritja që iu bë anglezëve nga populli i Kosovës në javën që lam pas, ishte bërë temë diskutimi nga të gjitha mediat botërore, në veçanti ato angleze.

Sheshet e rrugët e Prishtinës ishin mbushur me flamuj të Anglisë e parulla të dedikuara për futbollistë, teksa në Kosovë kishin ardhur shumë tifozë anglez.

Kurse, gjatë ndeshjes ‘Dardanët’ kishin shfaqur parullën me mbishkrimin: ‘Welcome & Respect’, teksa të gjithë të pranishmit mbanin flamujt e Anglisë në duar gjatë intonimit të himnit anglez.

Një ngjarje interesante i kishte ndodhur tifozit anglez, Simon Bruce, të cilit i kishte humbur kuleta në rrugë dhe një qytetar ia kishte kthyer atë pa prekur asgjë. E personi që kishte gjetur kuletën e tij është furrtari nga Hasi, Mjeridon Ninaj, i cili punon në byrektoren Venecia.

Simon Bruce ka rrëfyer këtë ngjarje për ‘Klan Kosovën’, teksa ai ka zbuluar edhe një rast tjetër. Tifozi anglez ka treguar se si një burrë i ka dhuruar atij biletë për ndeshje dhe nuk ka pranuar të marrë asnjë cent nga ai.