Fjalë Kyçe

Kosovë – Angli, shiten të gjitha biletat

Kosovë – Angli, shiten të gjitha biletat

Shitja e biletave filloi në ora 21:30.

Nga Federata e Futbollit të Kosovës ishte paralajmëruar se shitja e biletave do të fillojë nga ora 21:30. Vetëm pak minuta më vonë në faqen tiks.app nuk figuronte asnjë biletë e lirë.

Kujtojmë që shitja e biletave kishte filluar më 12 nëntor, por për shkak të problemeve teknike shumë prej biletave kanë mbetur pa u shitur dhe shumica e qytetarëve janë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në faqe.