Fjalë Kyçe

Kovac dhe lista e kërkesave

Kovac dhe lista e kërkesave

Niko Kovac është trajneri i Bayernit, por duket se drejtuesit e klubit nuk ia varin shumë, kur bëhet fjalë për merkaton.

Edhe pse kroati ka kohë që pret përforcime, në mesfushë e lart ende nuk po duket asnjë përforcim dhe Sport Bild raporton se Kovac nuk është përfillur as kur ka prezantuar një listë me 4 emra si përforcime të mundshme.

Së pari, Kovac kërkoi që të eksplorohej mundësia e blerjes së dyshes së Borussia Mönchengladbach Denis Zakaria e Florian Neuhaus.

Dy mesfushorë të rinj, 22 vjeç secili, lojtarë shumë dinamikë dhe të pjekur tashmë, një investim i madh edhe për të ardhmen: Zakaria mesfushor me tipare mbrojtëse, Neyhaus me tipare sulmuese.

Megjithatë, drejtuesit e Bayernit nuk i morën parasysh këta dy emra, ashtu si nuk morën parasysh kërkesat e Kovac për sulmin. Kroati dëshironte Ivan Perisic nga Inter, apo Mario Mandzukic si alternativë për Lewandowskin, por edhe këta dy lojtarë nuk preferohen nga Hoeness me shokë.