Fjalë Kyçe

Krasniqi: Joshua do të fitojë

Krasniqi: Joshua do të fitojë

Ish boksieri shqiptarë, Luan Krasniqi beson që Joshua do të fitojë ndeshjen kundrejt Ruiz.

Krasniqi në një postim në rrjetet sociale ka thënë se “Anthony Joshua do të largohet nga ringu si fitimtar. Megjithatë është e rëndësishme që ai të boksoj mençur e ta kontrolloj ndeshjen”, transmeton Koha.net.

Ndeshja ndërmjet kampionit të tanishëm të botës në Boks, meksikanit Andy Ruiz Jr kundrejt Anthony Joshua do të mbahet më 7 dhjetor në Ad Diriyah të Arabisë Saudite.