Fjalë Kyçe

Krerët e FFK-së bënë homazhe te varri i presidentit Vokrri

Krerët e FFK-së bënë homazhe te varri i presidentit Vokrri

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në shoqëri të nënkryetarëve të KE, Bakir Burri, Agim Dibrani e Predrag Jovic, anëtarëve të KE-së, Vjollcë Krasniqi, Xhelal Broja e Ilaz Mjaku dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu, sot, kanë bërë homazhe te varri i presidentit të ndjerë, Fadil Vokrri, në gjashtë mujorin e vdekjes së tij.

Të pranishëm ishin edhe bashkëpunëtorë e familjarë të ish-presidentit, pastaj drejtuesit dhe futbollistët e KF ‘Llapi’, drejtuesit e grupit të tifozëve “Dardanët” dhe dashamirë të ish-presidentit Vokrri, njofton FFK.

Me këtë rast u vendosen kurora lulesh dhe u bënë nderime për veprën dhe karrierën e legjendës, Fadil Vokrri. /Gazeta Alo/