Fjalë Kyçe

Kukësi “fik” Skënderbeun, ‘ndez’ shpresat për titull

Kukësi “fik” Skënderbeun,  ‘ndez’ shpresat për titull

Kukësi rindez shpresat për titullin kampion. Skuadra verilindore ka fituar minimalisht 1-0 në super ndeshjen e javës së 16-të që u luajt në Kamëz.

Ekipi i Cungut zhvilloi një pjesë të parë mjaft të mirë duke ju afruar golit në dy raste me Et’hemin. Në krahun tjetër korçarët janë shumë të paqartë në aksionet e tyre.

Në minutën e 54-të, Et’hemi fitoi një penallti pas një faulli të portierit Teqja, i cili nuk arriti që të vihej në kontrollin e topit. Nga pika e bardhë shkoi braziliani Willian Kordeiro, i cili arriti që të godasë shumë mirë duke dërguar topin në anën e kundërt që u hedh portieri i korçareve.

Shehi u përpoq që të reagonte duke bërë disa ndryshime, por Kukësi ruajt rezultatin deri në fund. Skuadra verilindore mban vendin e dytë me 30 pikë, po aq sa Skënderbeu, ndërkohë që Partizani ka shansin të shkëputet nëse fiton me Teutën në transfertë, raportojnë mediat shqiptare.