Fjalë Kyçe

Kush do ta blejë skuadrën e Milanit?

Kush do ta blejë skuadrën e Milanit?

Milan po kalon nëpër një periudhë tejet të vështirë.

Edhe pse shpëtoi nga falimentimi, Milan nuk po merr rezultate të mira në këtë sezon.

FIFA është duke i përndjekur rosonerët për shkak të shkeljes së rregullit financiar, ndërsa nuk kanë financa për transferimet e reja.

Por, kësaj situate siç duket po i vije fundi, pasi Milani mund të shitet, përcjell lajmi.net.

Një prej tyre është pikërisht Alisher Usmanov, miku i Vladimir Putin dhe një tifoz futbolli. Po ashtu, miliarderi rus është i njohur me këtë ambient, pasi në të shkuarën ka qenë aksioner edhe te Arsenali.

Atje ai ka njohur Ivan Gazidis, tashmë administrator i deleguar i Milanit.Miqësia me drejtuesin e lartë kuqezi, por edhe raportet e shkëlqyera në biznes me fondin “Elliot” e bëjnë të favorshme situatën.

Mediat italiane bëjnë të ditur se palët kanë nisur kontaktet dhe ndryshe nga një vit më parë, edhe për shkak të lidhjeve personale, bisedimet mund të kenë një fund të lumtur.