Fjalë Kyçe

Ky është super talenti i Fushë Kosovës, i cili premton shumë (VIDEO)

Ky është super talenti i Fushë Kosovës, i cili premton shumë (VIDEO)

Është vetëm 14 -vjeçar por me paraqitjet e tija na bënë të kuptojmë se bëhet fjalë për një super futbollist.

Fjala është për talentin e klubit të Fushë Kosovës, Jahir Sylejmanin i cili paraqitet si sulmues i krahut të majtë.

Sylejmani në një prononcim për Gazetën Alo ka thënë se ndihet i lumtur që është pjesë e skuadrës nga Fushè Kosova.

“Jam i lumtur që jam pjesë e Fushë Kosovës. Gjithashtu jam tejet i kënaqur me bashklojtarët e skuadrës dhe me punën e jashtëzakonshme të trajnerit Nasuf Berisha”, ka thënë talenti.

Sylejmani njihet si një golashënues tipik, pasi ka shënuar 36 gola dhe ka asistuar plotë 16 herë për një sezon të vetme.

Për talentin e tij ka folur edhe trajneri Nasuf Berisha i cili ka merita të mëdha që ky talent po shëndrrohet në një futbollist të spikatur.

“Sylejmani është një super talentë, është një punëtor i madh si në fushën e lojës ashtu edhe në seancat stervitore.
Talenti dhe përkushtimi i tij na bënè të kuptojmë se Jahir Sylejmani ka një të ardhme të ndritur”, ka deklaruar trajneri Nasuf Berisha.

Video: Disa nga golat dhe asistimet e super talentit.