Fjalë Kyçe

Lajm bombë nga Italia, Guardiola te Juventus

Lajm bombë nga Italia, Guardiola te Juventus

Një lajm bombë vjen nga Italia ku flitet për ndryshme në stolin e Juventusit sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës së njohur “Il Giornale” thekson përsëri një emër, që është pëlqyer gjithmonë nga “Zonja e Vjetër”, si zëvendësues i trajnerit Allegrit.

Kjo gazetë italiane siguron që, nëse në fund Conte preferon të shkojë tek Interi, dëshira e madhe për stolin e Juves është Guardiola.

Edhe ky i fundit nuk po kalon momentet më të mira te Manchester City, pas eliminimit të radhës e të hershëm nga Champions-i. Kësisoji, nëse dështon edhe në garën për titull në Premier League, do ta mirëpriste aventurën italiane.

Mësohet se Cristiano Ronaldo e miraton një përforcim të tillë në stol, teksa vazhdon presionin ndaj drejtuesve të Juves për të marrë edhe lojtarë si Varane, Isco e Marcelo nga Real Madridi.