Fjalë Kyçe

LAJM I FUNDIT: Bylbyl Sokoli me vendim që nuk e ka pritur askush?

LAJM I FUNDIT: Bylbyl Sokoli me vendim që nuk e ka pritur askush?

Bylbyl Sokoli doli të jetë ‘shpëtimtari’ i Ferizajt edicionin e kaluar në Superligën e Kosovës në futboll.

Trajneri i mirënjohur kosovar e mori drejtimin e Ferizajt para fillimit të stinorit pranveror edicionin e kaluar, në një periudhë kur klubi vuante nga probleme të shumta, përfshirë ato financiare, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, aftësitë menaxheriale të Sokolit bën që Ferizaj të ‘rimëkëmbet’, duke i ikur zonës së rrezikshme si dhe barazhit, për ta përfunduar edicionin e kaluar në vendin e pestë me 48 pikë të grumbulluara.

Këtë javë, klubi i Ferizajt është privatizuar nga investitorë të huaj, me të cilët shpresohet se klubi do të kthehet në një super-fuqi të futbollit elitar kosovar.

Legjenda e Premierligës, Brian Deane me bashkëpunëtorë bleu 51% të aksioneve në klubin e Ferizajt, derisa pjesa tjetër e aksioneve iu takon disa investitorëve vendor.

Pavarësisht kësaj, trajneri Sokoli ende nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me klubin e Ferizajt për vazhdimin e bashkëpunimit për edicionin e ri.

Në një prononcim për Zëri.info, Sokoli thotë se ende është duke u konstituar kryesia e re e klubit.

“Po konstituohet kryesia e re e Ferizajt. Kryesia e re në përbërje të njerëzve që kanë kontribuar shumë për klubin, njëkohësisht biznesmenë të suksesshëm”, tha fillimisht Sokoli.

Tutje, Sokoli përmendi edhe faktin se skuadra është duke u vonuar në fillimin e përgatitjeve, ashtu siç ndodhi edhe edicionin e kaluar në fillim të stinorit pranëveror.

“Fatkeqësisht, prapë Ferizaj po vonohet në organizim dhe fillim të përgatitjeve”, vlerësoi më tej Sokoli.

Sipas tij, kjo vonesë është duke ndikuar te vetë ai për të vendosur për të ardhmen.

“Kjo vonesë bën që unë të jem në dilemë a të vazhdoj me skuadrën e Ferizajt. Mbetet të vendosim deri të dielën se a do ta drejtoj Ferizajn këtë edicion”, përfundoi Sokoli.