Fjalë Kyçe

Lajm i hidhur për yllin e Realit

Lajm i hidhur për yllin e Realit

Luis Enrique ka lënë jashtë Iscon në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet që kombëtarja spanjolle do t’i zhvillojë përgjatë këtij muaji. 

Minutazhi i tij i shkurtë prej vetëm 478 minuta prej nga pushimi i fundit i kombëtareve bëri teknikun Enrique të merr këtë vendim.

Ai nuk u paraqitë në fushë edhe aq shumë prej ardhjes së Solarit në stolin madrilen dhe kjo ka treguar pasojat e para. 478 minutat e luajtura përgjatë kësaj periudhe kanë çuar në mos-ftesën nga Enrique për ndeshjet kundër Norvegjisë dhe Maltës.

Mirëpo nëpërmjet një reagimi ‘indirekt’ në Instagram, Isco bëri të ditur se do të luftojë për pozitën e tij në fushë.

Ai mirëpriti Zidanen në stolin madrilen duke thënë se është një lajm i mirë për të gjithë dhe kjo aludon edhe në atë se tani minutat e tij në fushën e gjelbërt mund të rriten.