Fjalë Kyçe

Lajmi i fundit: Barcelona vjen me vendim zyrtar për Neymarin

Lajmi i fundit: Barcelona vjen me vendim zyrtar për Neymarin

Kampionët e Spanjës pas shumë debateve të zhvilluara brenda bordit të klubit më në fund kanë marrë vendim çështjen Neymar, duke thënë se mjaftohemi me sulmuesit që kemi.

Drejtori sportive i Barcelonës, Eric Abidal ka sugjeruar se Neymar nuk duhet rikthyer në Camp Nou, duke thënë se Barcelona ka kompletuar sulmin pas transferimit të Griezmann.

Griezmann aktualisht po pëlqehet nga fansat dhe Lionel Messi e Luis Suarez, që e bënë situatën edhe më të vështirë për Neymar.

Përveç dyshes së famshme, Barcelona disponon edhe 3 sulmues të tjerë, të gatshëm për të startuar me ekipin e parë, bëhet fjalë për Ousmane Dembele, Philippe Coutinho dhe Malcom.

“Na duhej edhe një sulmues për të plotësuar çdo pozitë në sulm me dy lojtarë. Pas transferimit të Griezmann, nuk kemi nevojë për një sulmues tjetër”, ka thënë drejtori sportiv i Barcelonës.