Fjalë Kyçe

Lajmi i fundit, UEFA tërhiqet për çështjen Skënderbeu

Lajmi i fundit, UEFA tërhiqet për çështjen Skënderbeu

E bujshme/ UEFA tërhiqet, Skënderbeu fiton çështjen dhe merr 25 milion euro dëmshpërblim
March 8, 2019

Dosja Skënderbeu duket se po merr një kthesë të madhe që mund të bëj të lumtur klubin dhe tifozët korçarë.

Burime të besueshme brenda klubit Skënderbeu kane bërë të ditur për gazetarin e Vizion Plus, Tonin Frroku se juristët e CAS pasi kane shqyrtuar dosjen e ankimimit nga Skenderbeu per denimin e dhene nga komisionet e UEFA-s I kënë propozuar kesaj te fundit që të gjeje një marrëveshje me uqerit e debores.

Gjithnje sipas ketyre burimeve, perfaqesuesit ligjor te CAS i kane propozuar UEFA-s qe te bie dakord me studion ligjore qe mbron korcaret qe klubi shqiptar te terhiqet nga vijimi betejes ligjore ne CAS, ne kembim te nje demshperblimi.

Referuar këtyre burimeve që kërkojnë të mbeten anonime për momentin, UEFA duket se e ka pranuar nje sugjerim te tille dhe ka gjetur një marrëveshje paraprake me studion ligjore De Pfyfer me perfaqesues Zhan Shedrik Mishel që mbron Skënderbeun.

Mesohet se UEFA ka rene dakord me studio ligjore te Skenderbut per t’i dhene klubit korçar një dëmshpërblim të madh prej 25 mln eurosh për prishje imazhi.

Ajo që bën përshtypje për momentin është arseja se përse drejtuesit e lartë të Skënderbeut dhe në mënyrë të veçantë presidenti Takaj hezitojnë ta konfirmojnë zyrtarisht këtë lajm.

Në rastin më të mirë të mundshëm përjashtimi disa vjeçar i korçarëve nga kompeticionet europiane do të bëhej nul.

UEFA, institucioni më i lartë i futbollit e përjashtoi ekipin korçar të Skënderbeut, më 21 mars 2018, për 10 vite nga kompeticionet europiane me akuzen e trukimit te ndeshjeve.

Vendimi u morë nga gjyqtarët Partl Thomas nga Austria dhe dy zëvendësve e tij, Berzi Sandor nga Hungaria dhe Hansen Jim Stjerne nga Danimarka te cilët ishin pjesë e Komisionit të Disiplinës, Etikës dhe Kontrollit në UEFA.

Përveç përjashtimit nga kompeticionet europiane, ekipi Skënderbeut u dënua dhe me një gjobë të majme prej 1 milionë eurosh.