Fjalë Kyçe

Legjenda e boksit: Tyson Fury si Muhammad Ali, ky fakt e tregon

Legjenda e boksit: Tyson Fury si Muhammad Ali, ky fakt e tregon

George Foreman është rikthyer në botën e boksit, por tani me një deklaratë.

Ish-kampioni i botës, George Foreman, ka lavdëruar Tyson Furyn, duke thënë se ai është kampioni i popullit, si Muhammad Ali.

“Të pushosh për dy vite dhe të rikthehesh të boksosh ndaj boksierëve më të mirë në botë për momentin, është diçka heroike dhe atë e bëri vetëm Tyson Fury”, ka thënë legjenda e boksit, përcjell “lajmi.net”.

“Ai është duke e dëshmuar se është boksieri më i mirë në botë. Lufta e tij në boks është e mahnitshme.

“Tyson Fury është zgjedhja e popullit. Ne duhet ta kthejmë atë si Mihammad Ali dhe të shkruajmë në shpinën e tij ‘Zgjedhja e popullit’.”, ka shtuar më tej Foreman.