Fjalë Kyçe

Leicesteri mund me lehtësi Arsenalin në Premier Ligë

Leicesteri mund me lehtësi Arsenalin në Premier Ligë

Leicesteri e ka mposhtur Arsenalin në kuadër të javës së 12-të në Ligën Premier. Ndeshja që u zhvillua në King Power Stadium përfundoi me rezultat 2-0, derisa golat u shënuan në pjesën e dytë.

Pjesa e parë kishte raste shumë të mira për shënim, mirëpo asnjëra nga skuadrat nuk arriti t’i konkretizonte ato. Në pjesën e dytë ‘Dhelprat’ rritën nivelin e lojës dhe golin e parë e shënuan me anë të Jamie Vardit në minutën e 68-të që u shërbye mjaftë mirë nga Youri Tielemans.

James Maddison (75’) e dyfishoi epërsinë për Leicesterin, derisa sulmuesi anglez ishte në rolin e asistuesit. Pas javës së 12-të, Leicesteri renditet bë vendin e dytë me 26 pikë, aq sa ka edhe Chelsea në të tretin, ndërsa Arsenali është në të gjashtin me 17 sosh.

Në xhiron e 13-të, The Gunners do të takohen me Southamptonin në ‘Emirates Stadium’.