Fjalë Kyçe

Lëndohet James Rodriguez, ja sa do të mungojë

Lëndohet James Rodriguez, ja sa do të mungojë

Mesfushori i Real Madrid, James Rodriguez, ka pësuar një lëndim në gju dhe pritet të mungojë rreth tri javë.

James, i cili nuk po arrin të bindë trajnerin Zidane që ta aktivizojë rregullisht me Realin, kishte udhëtuar me ekipin kombëtar të Kolumbisë.

Gjatë stërvitjes me Kolumbinë, James është lënduar në gju dhe dje është rikthyer në Madrid, transmeton KosovaPress.

Pas ekzaminimeve, stafi mjekësor i “los blancos” konfirmuan se lojtari do të qëndrojë tri javë larg fushës së gjelbër.