Fjalë Kyçe

Leon Dajaku kalon nga Stuttgarti te Bayern Munich

Leon Dajaku kalon nga Stuttgarti te Bayern Munich

Bayern Munich ka mbyllur me sukses negociatat me klubin e Stutgartit për kartonin Leon Dajakut.

Sulmuesi 18-vjeçar ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur në Bundesligën U19, ku shënoi 17 gola dhe regjistroi 7 asiste në një sezon ku skuadra u ndal në finalen e kompeticionit nga Borussia Dortmund.

Sipas “BILD”, Dajaku do të kryejë ditën e sotme vizitat mjekësore dhe pak orë më vonë marrëveshja do të marrë formë zyrtare.

I riu me origjinë shqiptare pritet të aktivizohet me skuadrën rezervë të Bajernit që sezonin e ardhshëm militon në Bundesliga.3.

Shuma që bavarezët paguan për kartonin e 18-vjeçarit raportohet të jetë tek përafërsisht 1.5 milion euro.

Transferimi i Dajakut çon në tre numrin e lojtarëve shqiptarë te Bayern.

Krahas 18-vjeçarit pjesë e Bayernit janë dhe Meritan Shabani dhe Marvin Çuni.