Fjalë Kyçe

Liburni eliminohet pa humbje nga Champions League

Liburni eliminohet pa humbje nga Champions League

Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Liburni nga Gjakova, e ka mbyllur ciklin kualifikues në UEFA Futsal Champions League, që u mbajt në kryeqytetin bjellorus, Minsk.

Liburni ishte i përfshirë në Grupin 7 së bashku me Stalitska Minsk, Toulon Elite dhe Hovocubo. Në të tria ndeshjet ekipi gjakovar bëri paraqitje shumë të mira dhe arriti barazime, por në fund u eliminua, duke e mbyllur këtë fazë të kualifikimeve në pozitën e tretë.

Në ndeshjen e parë Liburni barazoi 5:5 kundër Toulon Élite, derisa në ndeshjen e dytë kundër Hovocubo, 3:3.

Ndërkohë, në ndeshjen e zhvilluar sot, kampionët e Kosovës barazuan 1:1 me skuadrën nikoqire, Stalitska, e cila në fund edhe i mbylli garat në pozitën e parë.