Fjalë Kyçe

Liga e Veteranëve e uron K.F.F Mitrovicën për fitoren ndaj Olimpia Cluj

Liga e Veteranëve e uron K.F.F Mitrovicën për fitoren ndaj Olimpia Cluj

Futbollistet e Mitrovicës kanë shënuar fitore historike  në ndeshjen e parë të fazës parakualifikuese që po zhvillohet në Malin e Zi, shkruan Gazeta Alo.

Kampionet e Kosovës kanë arritur të mposhtin skuadren rumune , Olimpia Cluj, me rezultat 2:1.

Golat për skuadrën mitrovicase i shënuan Liridona Syla (24’) dhe Ambra Gjegji (30’), derisa golin e vetëm për rumunet e shënoi M. Ficzay (90’).

Kjo është fitorja e parë që klubet e futbollit të femrave nga Kosova kanë realizuar në garat e Ligës së Kampionëve, pas katër vjetësh pjesëmarrje.

Për këtë triumfë të madh skuadren nga Mitrovica  e kanë ururar personalitete të ndryshëm sportiv.

Së fundmi Mitrovicën e ka uruar edhe Liga e Veteranëve e cila i ka dëshiruar suksese të mëtutjeshme në garat evropiane. /Gazeta Alo.