Fjalë Kyçe

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Ja cilin zgjedh Del Bosque

Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo? Ja  cilin zgjedh Del Bosque

Ish trajneri i Kombëtares së Spanjës dhe Real Madridit, Vicente del Bosque, është i fundit që është përfshirë në këtë debat.

Para se Luka Modric të fitonte Topin e Artë në vitin 2018, ky trofe në dhjetë vitet e fundit është ndarë mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Busque, derisa është përgjigjur në këtë pyetje, ka përzgjedhur Lionel Messin para Cristiano Ronaldos.

“Ai (Messi) pothuajse gjithmonë luan mirë”, ka deklaruar Del Bosque.

“Është një lojtarë që asnjëherë nuk i bën gjërat gabim. Ai ka një vazhdimësi impresionuese. Është një lojtar i madh”.

“Unë po qëndroj me Messin. E shoh një futbollist më natyral, nga koha e tij kur luante në lagje, me miqtë e tij”.

“Megjithatë, Cristiano ka një kurajë të jashtëzakonshme, me kushte fizike dhe teknike si një golashënues i madh, por unë zgjedh Messin”.