Fjalë Kyçe

Lirim Kastrati nuk u ftua nga Challandes, kjo është arsyeja

Lirim Kastrati nuk u ftua nga Challandes, kjo është arsyeja

Bernard Challandes e ka publikuar listën për dy ndeshjet e rradhës në muajin Qershor, me ç’rast Kosova do i luajë përballë Malit të Zi dhe Bullgarisë.

Selektori zvicerian nuk e ka përfshirë fare në listë sulmuesin e NK Lokomotivës, Lirim Kastratin.

Challandes e ka liruar Kastratin për të shkuar te Kosova U21 me kërkesë të selektorit Rafet Prekazi, pasi që kjo grupmoshë ka ndeshje të vështira në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2021.

Në muajin Qershor pritet që ti zhvillojë dy ndeshjet e para të ciklit kualifikues ndaj Andorrës dhe Turqisë.

Kosova ndodhet në grupin 3 me Anglinë, Austrinë, Turqinë, Shqipërinë dhe Andorën.