Fjalë Kyçe

Liverpool tronditet nga lëndimi i Alisson, portieri disa javë jashtë fushave të blerta

Liverpool tronditet nga lëndimi i Alisson, portieri disa javë jashtë fushave të blerta

Përkundër fitores në xhiron e parë në Premierligë, Liverpool është tronditur nga lajmi për dëmtimin e Alisson Becker.

Portieri i ‘The Reds’ pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Norwich, dëmtim i cili e obligoi ta lëshonte fushën para kohës.

Lojtari pritet të mungojë deri në gjashtë javë, dhe lidhur me dëmtimin e tij ka folur edhe Jurgen Klopp.

“Është problem me muskulin. Ai nuk mund të vazhdonte dhe kjo nuk është shenj e mirë, duhet të shohim” ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.

“Ai nuk do të jetë i gatshëm për të mërkurën. Me gjithë përvojën që kam, mund ta them këtë” ka thënë tutje gjermani.

Adrian, i cili erdhi vetëm katër ditë para lëndimit të Alisson, do të jetë portieri që do ta zëvendësoj brazilianin.