Fjalë Kyçe

Liverpooli e fiton me spektakël miqësoren e parë

Liverpooli e fiton me spektakël miqësoren e parë

Kampioni i Evropës e ka nis me fitore 6-0 përgatitjen për sezonin e ri.

Liverpooli e ka mposhtur 6-0 skuadrën e Ligue One të Anglisë, Tranmere Rovers, në miqësoren e parë të “Redsave” para startit të sezonit 2019/20.

Serinë e golave e hapi Nathaniel Clyne. Ai shënoi për 1-0 në minutën e 6’.

Mbrojtësi 28-vjeçar sezonin e kaluar ishte i huazuar te Bournemouth, por edhe atje nuk gjeti minutat e duhur.

Pas Clyne, dy gola të shpejtë i shënoi talenti i ri, Rhian Brewster, në minutat 38’ dhe 45’.

Me të filluar pjesa e dytë, Liverpooli shënoi edhe dy gola të shpejtë.

Ishin Curtis Jones dhe Divock Origi që u shënuan në listën e realizuesve.

Jones shënoi për 4-0 në minutën e 54’, kurse heroi i finales së Champions Legaue, Origi, por edhe i gjysmëfinales, shënoi për 5-0 në minutën e 60’.

Për rezultatin përfundimtar shënoi talenti 18-vjeçar i akademisë, Paul Glatzel në minutën e 67’.

Miqësorja e radhës e Liverpoolit është të dielën, kundër Bradford City, më pas do të përballet me Borussia Dortmundin (20 korrik), Sevillan (22 korrik), Sporting Lisboa (25 korrik), Napoli (28 korrik) dhe Lyon (31 korrik).

Pas ndeshjeve miqësore, Liverpooli do t’i ketë katër ditë kohë për t’u përgatitur për finalen e Superkupës së Anglisë kundër Manchester City, sfidë që është paraparë të zhvillohet me 4 gusht pak ditë para startit të Premierligës – Liverpool vs Norwich City (9 gusht 2019).

https://youtu.be/EaFdHCyOKq0